• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aplikacioni më i ri i Facebook

Pas një kërkese për miqësi vjen kërkesa për mesazh. Kjo është e reja që Facebook do të vendosë shumë shpejt në chat-in e Messenger, me qëllimin që të rrisë përdorimin dhe popullarizimin e këtij aplikacioni, duke e çuar në nivelin e WhatsApp.

Shumë shpejt mund t’i dërgosh mesazh edhe një personi që nuk e kemi mes miqsh, duke e vizualizuar si “Kërkesë mesazhi”. Harrojini pra numrat e telefonit.

“Sot e vetmja gjë për të cilën keni nevojë të flisni në botë është emri i tij”, shkruan David Marcus, përgjegjësi i Messenger.

E në fakt edhe më herët mund t’i shkruaje në Messenger një personi që nuk e ke mik, por teksti kategorizohej tek kategoria “Mesazhet e tjera”, i aksesueshëm vetëm në kompjuter. Ndërsa me këtë të re, këto mesazhe do të shfaqen dukshëm.

facebook