• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Anxhelina Hadërgjonaj kthehet pas në kohë me këtë foto: Më mungojnë flokët natyralë

Anxhelina Hadërgjonaj është një nga vajzat më tërheqëse të ‘showbiz-it’shqiptar. Prej kohësh këngëtarja është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku dhe publikon shpesh momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ndonëse momentalisht ajo ndodhet në Francë për të pushuar, ka zgjedhur të publikojë një foto të disa viteve më parë ku shfaqet me flokë natyralë, ngjyrë kafe.

“Anxhelina e re. Më mungojnë flokët e mi natyralë”, ka shkruar Hadërgjonaj në foton e publikuar në ‘Instastory’ ku bie në sy ngjyra e errët e flokëve.

Së fundmi këngëtarja ka vendosur të ndryshojë ‘look’ duke u kthyer pjesërisht në një bionde, megjithatë shpesh ajo ka treguar dyshimin që ka, nëse duhet t’i kthejë flokët si më parë apo jo./revistawho.com