• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Anxhelina Hadërgjonaj hedh pas krahve çdo gjë, postimi i saj i fundit tregon shumë

Familjet Hadërgjonaj-Ramosaj kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve që mendohet të kenë kushërirat, pavarësisht se asnjëra prej tyre nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë temë. Sot, Anxhelina ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku shkruan një urim për festat e fundvitit. Të jenë fjalët e saj dedikuar Beatrix-it? “Po eci drejt 2019-s me një zemër dhe mendje të pastër. Nëse më detyrohesh diçka, mos u shqetëso. Nëse më ke bërë diçka të gabuar, nuk ka asnjë problem, e more mësimin. Nëse je i zemëruar me mua, fitove sepse unë e lashë të iki! Nëse nuk flasim, është në rregull gjithsesi të uroj gjithë të mirat. Nëse mendon se unë kam gabuar, të kërkoj falje – nuk ka qenë e qëllimshme. Jam mirënjohëse për çdo eksperiencë që kam kaluar. Jeta është shumë e shkurtër për t’u kapur pas inatit, zilisë dhe stresit ose dhimbjes! Kjo shkon për 2019, do e bëjë një vit pozitiviteti dhe një sezon faljeje. Gëzuar Krishtlindjet 2019”

Pavarësisht se ato ende nuk e ndjekin njëra-tjetrën në ‘Instagram’, shpresojmë që marrëdhëniet midis tyre të jenë rregulluar. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE