• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Anxhelina dhe Beatrix Ramosaj i japin fund zënkës, shihen në shoqërinë e njëra-tjetrës

Pak kohë më parë, familja shqiptare”Kardashian” pati një krisje. Bëhet fjalë për një sherr midis Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj. Shkaqet e vërteta të zënkës nuk u bënë asnjëherë publike, mirëpo vajzat që dikur kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë, nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në ‘Instagram’ dhe madje publikonin foto apo thënie me nënkuptime. Mesa duket, dy kushërirat e kanë hedhur pas krahve këtë situatë të pakëndshme dhe janë kthyer si më parë. Ka qenë Anxhelina ajo që ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku ndodhej në makinë me Beatrixin dhe krahas videos shkruante “Me gocën e tezes që më kishte bërë ‘unfollow’”. Pavarësisht se ende nuk dihet shkaku i zënkës, rëndësi ka që lidhja e tyre tashmë është si më parë./revistawho.com