• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Anxhela Peristeri në një bashkëpunim me këngëtarin e njohur grek? Ja fotoja e cila ngriti dyshimet e ndjekësve

Një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, Anxhela Peristeri, duket se është duke përgatitur surprizën e radhës për të gjithë fansat e saj. Ajo ka ndarë disa orë më parë një foto krah këngëtarit të njohur grek, Giannis Ploutarchos, me të cilin duket se do të sjellë një bashkëpunim të ri muzikor. Giannis është një nga këngëtarët më të famshëm dhe një nga zërat më të dashur në Greqi. Deri më tani Ploutarchos ka lançuar 14 albume muzikore nga studio e tij, të cilat janë renditur ndër më të shiturit.

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga vetë artistja, megjithatë fansat kanë nxituar menjëherë të aludojnë rreth një projekti të përbashkët midis dy artistëve. Këngëtarja ndodhet aktualisht në Greqi, aty ku dhe ka jetuar për 7 vite rresht dhe ka performuar në skena të ndryshme.

Nuk dihet ende një datë e publikimit të projekteve të ardhshme të Anxhelës, megjithatë kjo pritet të zbulohet në ditët në vazhdim nga vetë këngëtarja./revistawho.com

CLOSE
CLOSE