Jo vetëm një personazh shumë i dashur në serialin “Si ta quaj këtë dashuri”, por gjithashtu edhe një aktore shumë e dashur në jetën reale. Daljeet Kaur e njohur si “Anxhali” së fundmi ka mahnitur me veprimin e saj. Dje djali i saj Xhejdon festonte ditëlindjen. Në vend që i vogli të merrte dhurata, aktorja vendosi të shpërndante ajo vetë dhurata në shkollën e djalit të saj. Daljeet i ka dhënë çdo nxënësi nga një dhuratë duke i lumturuar ndërsa këtë moment e ka shpërndarë edhe me ndjekësit në Instastory. Xhejdon është djali i Daljeet nga martesa e saj me aktorin Shaleen Bhanot me të cilin aktorja u nda në vitin 2015./revistawho.com