• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Anuloi martesën pas 4 ditësh, aktori i njohur sqaron të vërtetën: Isha i dehur

Ditën e djeshme u publikua lajmi i papritur për Nicolas Cage dhe partneren e tij Erika Koike. Çifti i njohur lidhën kurorën në Las Vegas dhe 4 ditë pas celebrimit, Nicolas kërkoi anulimin e saj. Sigurisht ky lajm bëri shumë bujë në media, jo më kot sot kanë dalë në dritë disa fakte të reja. ‘Us Weekly’ ka siguruar dokumentet që ka në zotërim gjykata për çështjen në fjalë dhe ka arritur të zbulojë arsyen e anulimit, të dhënë nga vetë aktori.

55-vjeçari ka shpjeguar se ka qenë i dehur deri në atë fazë sa nuk ishte në gjendje të mendonte qartë vendimin që po merrte. Gjithashtu ai është shprehur se Las Vegas nuk ishte vendi i duhur për t’u martuar.

Kujtojmë se Cage ka një lidhje gati 1–vjeçare me Erika Koike dhe kjo ishte martesa e katërt për të. /revistawho.com