• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Antalya, ende destinacioni numër një në zemrat e pushuesve shqiptarë…

Nga postimet e fundit të majit dhe fillimit të qershorit duket se ishin personazhet e famshëm dhe të ndjekur në rrjetet sociale që nuhatën të parët se ku do të jenë vendet me “in” që shqiptarët do të zgjedhin për pushimet e verës. Turqia mbetet në vendin e parë…këtë e konfirmuan grupi i VIP-ave bloggere që freskuan ‘Instagram-in’ me foto pushimesh buzë detit të Antalyas në resortet më të mira të kësaj zone. ‘Instagrami’ u zileps nga fotot fantastike të pushimeve të Olti Currit, Ilda Bejlerit, Estela Ujkës dhe Odeta Banushajt. Katër influencuesit e njohur kishin zgjedhur të kalonin disa ditë pushimi në dy prej resorteve më të mira në bregdetin e Turqisë, Ali Bey Resort Side dhe Rixos Premium Belek, të dyja ekskluzivitete të “Savatours”. Fotot dhe videot e publikuara në ‘Instagram’ flasin vetë për kushtet dhe aktivitetet e larmishme që ofrojnë këto dy resorte.

Pushime për të gjitha kërkesat, për të gjitha xhepat, kjo është pika e fortë e “Savatours”, jo disa të pushojnë dhe disa të shohin. Të përshtatura sipas buxhetit të çdo klienti, “Savatours” ofron paketa që nuk i mungon asgjë, përmes të cilave mund të kalosh pushimet e ëndrrave. Të gjithë ata që kanë bërë plane për pushime pa kokëçarje, me gjithçka të përfshirë në çmim, me momente të paharruara familjare e me shoqërinë, nuk ia vlen të mendohen dy herë. “Savatours” është adresa e parë që duhet të shkoni./revistawho.com

View this post on Instagram

@savatours #thehappymakers

A post shared by Odeta Banushaj (@odetchie) on