• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Anne Hathaway jep detaje mbi rritjen e djalit: Princ William dhe Kate janë shembulli perfekt

Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, janë prindër të një djali 2-vjeçar. Edhe pse një familje e vogël, çifti mundohet të ketë një marrëdhënie të shëndetshme me djalin e tyre dhe për këtë aktorja ka zbuluar se ndjek një shembull shumë të mirë. Gjatë intervistës për Ellen Degeneres, Anne ka pranuar se ajo ka mësuar shumë nga mënyra se si dukesha Kate Middleton dhe Princ William komunikojnë me fëmijët e tyre. “Ata ulen dhe e shohin fëmiljën në sy kur flasin, në mënyrë që ai të ndihet i fuqishëm”, është shprehur Aktorja. Mesa duket, Anne dhe Adam gjithashtu e praktikojnë këtë metodë dhe janë fansa të mëdhenj të saj. Pak kohë më parë akktorja zbuloi se kishte hequr dorë nga alkooli pas 18 vitesh, për të qenë totalisht e fokusuar në rritjen e djalit të saj./revistawho.com