• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Anjeza Shahini ka një mesazh për “West Side Family”: Shpresoj të shëroni sadopak zemrat e shqiptarëve

Këtë vit “Kënga Magjike” do të mbahet për të mbledhur para për rindërtimin e shtëpisë së një familje të prekur nga tërmeti. “Këndoj për të ndërtuar” është kauza që do të ndjekin të gjithë këngëtarët pjesëmarrës, të cilët do të kenë një rol mjaft të rëndësishëm në këtë mision. Këtë ide e ka mbështetur publikisht edhe Anjeza Shahini, e cila i ka drejtuar në veçanti një mesazh djemve të grupit “West Side Family”. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një pjesë nga kënga e tyre “7 ditë”, me të cilën marrin pjesë në festival. “Shpresoj të shëroni sadopak zemrat e dërmuara të shqiptarëve këto ditë me muzikën tuaj, ashtu sikurse bashkë me Dr.Florin keni bërë prej shumë vitesh dhe sikurse keni kuruar disi vetë zemrat tuaja pas humbjes së tij. Ju përqafoj. Suksese dhe faleminderit juve dhe gjithë artistëve të ‘Kënga Magjike’ për misionin e përbashkët”, ka shkruar Anjeza në postimin e saj.

‘Kënga Magjike’ do të mbahet në datat 4,5 dhe 7 dhjetor në ‘Pallatin e Kongreseve’ dhe çdo biletë e shitur do të bëhet pjesë e kontributit për ndërtimin e një shtëpie. /revistawho.com