• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Angelina Jolie befasohet me ndryshimin e ri të djalit të saj, ja surpriza që i bëri ai në premierën e “Maleficent”

Aktorja e njohur, Angelina Jolie, është ribashkuar me djalin e saj të madh Maddox Jolie-Pitt, në premierën e filmit të saj të ri “Maleficent”. 44-vjeçarja zbuloi ditën e djeshme një detaj interesant për djalin e saj. Maddox prej disa kohësh është larguar për të studiuar në Korenë e Jugut e mesa duket gjatë kohës që ka qenë andej ka vendosur t’i ngjaj pak më shumë Jolie-s duke bërë tatuazhin e tij të parë. “Jam shumë e lumtur që ai u rrit dhe u bë një burrë kaq i mirë. E them këtë sepse është i zgjuar por dhe i praptë, qëndron i balancuar në vitet e tij të adoleshencës. S’më besohet që edhe ai ka bërë tatuazh”, shprehet Jolie në premierë. Kujtojmë se aktores i numërohen rreth 17 tatuazhe në trup, ku pjesa më e madhe nuk janë totalisht të dukshme.