• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Angela Martini zbulon shumën e dhuruar për të prekurit nga tërmeti dhe tregon pse e bëri këtë gjë

Angela Martini ishte një nga personazhet e njohur që vendosi të jepte ndihmën e saj në këto ditë të vështira për Shqipërinë. Modelja u kujdes të strehonte një familje dhe dhuroi mijëra euro për të prekurit nga tërmeti. Ditën e sotme Angela ka zbuluar se ka dhënë 30 mijë euro, një kontribut shumë i vlefshëm për të gjithë ata që mbetën pas shtëpi pas tërmetit që goditi vendin. Modelja ka publikuar në ‘Instagram’ foto të faturës që tregon shumën e dhuruar dhe ka treguar se këtë gjë nuk e ka bërë për publicitet. “Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde… dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dikë të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/
Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë”, ka shkruar Angela në ‘Instagram’.

View this post on Instagram

Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. 🙏 Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.💪🤝😇 Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/ #Dashuri, #Shprese, #Dritë ❤ Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë 💪🏻🇦🇱 Apparently tragedies are more painful when they speak your language…and all I can pray these days for is Love, Hope and Light for my country, Albania. 🙏 Maybe time will heal us and help to forget many things, but what is for sure that we will never forget is this strength and this solidarity that we as a nation and also our international friends have shown during these painful days. 💪🤝😇 That is why, if you haven’t done it yet, please show solidarity – help someone to never be alone, by donating at the platform https://e-albania.al/donate/ #Love, “Hope, #Light ❤. Definitely I am not posting this to show-off in any way, I would never do that, but to give an example, so others should do the same! Together we are stronger!! 💪🏻❤️

A post shared by Angela Martini 🌙 (@angela_martini) on

Modelja prej vitesh jeton larg Shqipërisë, por gjatë gjithë këtyre ditëve ka qëndruar në vend për t’ju ardhur në ndihmë bashkëkombësave të saj. /revistawho.com