• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Angela Martini publikon fotot e rralla nga fëmijëria dhe zbulon një pjesë nga libri i saj

Angela Martini pritet që së shpejti të nxjerrë në shitje librin “Dashuri, Shpresë, Dritë”, në të cilin rrëfen jetën plot sakrifica të nënës së saj. Modelja shqiptare ka treguar me herët se për nënën e saj nuk ka qenë e lehtë të rrisë dy fëmijë e vetme dhe t’ja dalë mbanë të nisë një jetë të re në një vend të huaj. Në intervista të ndryshme Angela ka thënë se libri i saj është shumë frymëzues dhe emocionues, ndaj mund të lexohet me një frymë.

Për të shtuar akoma më shumë kuriozitetin tek lexuesit modelja shqiptare ka zbuluar ditën e sotme një pjesë nga libri dhe e ka shoqëruar me foto të vjetra nga fëmijëria. Si fillim ajo ka postuar një foto të saj kur ka qenë një vogëlushe dhe bashkangjitur ka shkruar: “Gjithçka nisi në Shkodër”.

Ndërsa në një tjetër foto ajo shfaqet përkrah nënës së saj dhe imazhin e ka shoqëruar me një pjesë të shkëputur nga libri. Nga fjalët që lexohen duket se historia që do të rrëfehet do jetë mjaft prekëse, ku me siguri shumë njerëz, që janë përballur me të njëjtin realitet, do të gjejnë veten.

Angela ka treguar se në 13-15 nëntor do të jetë e pranishme në Panairin e Librit në Tiranë për të firmosur librat dhe për t’u takuar me fansat e saj. /revistawho.com