• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ami: Ermali më mungon në skenë

Prezantuesja e “Dancing With The Stars”, në një intervistë për “Bluetooth” tregon se sfidën e kërcimit po e shijon si eksperiencë, ashtu si vetëm një zonjë shtëpie di ta bëjë. Sipas moderatores, këtë vit shpirti luftarak i konkurrentëve është edhe më i theksuar, por gjithnjë kjo në një ambient gazmor, me batutat e artistëve. Shumë komode është edhe përkrahë moderatorëve të rinj, megjithatë e ndjen mungesën e Ermalit në skenë. “Djemtë që janë tani janë shumë “funny”, ndjehem mirë përkrah tyre. Ermali patjetër që më mungon”, është shprehur ajo. Mes angazhimeve të shumta, moderatorja gjen kohën të ndajë dashurinë për ekranin natyrisht duke mos humbur edhe nga momentet e çmuara me familjen.