• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ameli “sfidon” Miriamin dhe Albanin, sjell versionin më të bukur të këngës së tyre

Rreth 1 muaj më parë Miriam Cani dhe Alban Skënderaj publikuan bashkëpunimin “Duamë”, si një simbol i martesës së tyre dhe dashurisë 12-vjeçare. Përveçse si një këngë e bukur dashurie, “Duamë” u pëlqye shumë edhe për videoklipin e veçantë të realizuar në Maldives. Kënga numëron 8 milionë shikime dhe mijëra komente pozitive në ‘Youtube’, por me siguri tashmë vëmendja do të kalojë nga Miriami dhe Albani tek Ameli. Vogëlushja e çiftit të njohur ka sjellë një nga versionet më të bukura të “Duamë”, duke treguar se ka të njëjtin dell artistik si mami dhe babi. Miriami ka publikuar ditën e sotme dy video në ‘Instagram’, në të cilat tregon se të dielën është duke e kaluar bashkë me Amelinë në natyrë. Nënë e bijë shihen duke ecur bashkë të kapura përdore dhe Ameli dëgjohet teksa i thotë Miriamit se dita sot është shumë e bukur. Më pas vogëlushja këndon “Duamë” dhe zëri i saj duket mjaft i ëmbël.

Kjo nuk është hera e parë që Ameli shfaq aftësitë në këngë dhe nuk është aspak e çuditshme që ajo po ecën drejt kësaj rruge, duke ditur që prindërit e saj sot janë dy nga këngëtarët më të mirë të muzikës shqiptare. Kujtojmë se shumë shpejt Miriami dhe Albani do të bëhen prindër për herë të dytë dhe për disa vite do të shohim nëse fëmija tjetër do të ketë të njëjtin pasion për muzikën si motra e madhe, Ameli. /revistawho.com