• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Almeda publikon pamjen përfundimtare të dhomës së djalit, zbulon detajin e veçantë që lidhet me dekorin

Almeda Abazi është shumë pranë momentit të shumëpritur të lindjes. Djali i saj do të vijë në jetë për pak ditë dhe ish-Miss Shqipëria po e përjeton çdo sekondë me emocion. Ditë pas dite ajo publikon detaje që lidhen me pritjen e ëmbël dhe fëmijën. Almeda e ka treguar shpesh edhe me anë të postimeve se po e pret me padurim momentin e rëndësishëm.

Pak minuta më parë, bukuroshja ka publikuar edhe një video ku tregon dekorin që ka zgjedhur për dhomën e të voglit. Zgjedhja e saj është goxha e bukur dhe e thjeshtë. Vihet re që Almeda ka përzgjedhur ngjyrën blu dhe të bardhë, të cilat i japin ambientit ndjesinë e qetësisë dhe ngrohtësisë. Gjithashtu ajo ka zbuluar se dekori është bërë me produkte organike, të cilat janë pa kimikate, duke siguruar shëndetin e fëmijës që pritet të vijë në jetë.

Këto produktet janë përhapur gjerësisht sidomos tek fëmijët dhe zgjedhja e Almedës është një shembull shumë i mirë për të gjithë prindërit e rinj që duan të investojnë në sigurinë e fëmijëve. / revistawho.com