• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Almeda emocionon me fjalët për të dashurit e saj: Me mbështetjen e tyre arrita të kaloj çdo vështirësi

Vetëm pak ditë më parë bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe partneri i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë me një djalë të quajtur, Efehan. Abazi ka zbuluar pak kohë më parë detaje për emrin e fëmijës, historinë e tij se pse vendosi ta quajë kështu dhe emocionet e ndryshme që ka ndjerë këto 9 muaj në një intervistë ekskluzive për ‘RevistaWho.com’. Ajo ka publikuar gjithashtu dhe foto të ndryshme gjatë periudhës së pritjes së ëmbël krah partnerit dhe familjarëve të saj.

Megjithatë pak më parë bukuroshja ka ndarë me të gjithë disa nga fotot më të veçanta, disa minuta para se të vinte në jetë Efehan. Në fotot ku dallohet Tolgahan dhe nëna e saj të cilët i kanë qëndruar pranë në çdo moment ajo ka shkruar: “Një foto e kapur 15 apo 20 minuta përpara se të lindja beben time. Mos më shiko kështu me atë buzëqeshje, një foto e tillë mes asaj dhimbjeje, mesa duket ka dhe disa sekonda të tjera dhimbje të lindjes në mënyrë që trupi i njeriut të rezistojë. Kam parë madhështinë dhe mëshirën e zotit dhe njëherë tjetër, kam jetuar me admirim. Me lejen e zotit, e dashura nëna ime e cila është gjithmonë pranë meje, bashkëshorti im, doktorit tim të dashur dhe me mbështetjen e gjithë familjes sime, arrita të kaloja çdo vështirësi. Dhe luani im, arsyeja e jetës sime është se kam djalin tim, për Efehanin tim”.

Almeda ka zbuluar dhe njëherë ndjesitë më të forta nga momentet e lindjes dhe është shprehur falënderuese ndaj të gjithë atyre që i kanë qëndruar pranë. Kujtojmë se deri më tani dyshja nuk ka publikuar ende asnjë foto të fëmijës, megjithatë siç ka zbuluar dhe vetë Almeda do të kujdeset që Efehan të flasë shqip, ashtu si origjina e saj./revistawho.com