• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Almeda e emocionuar, Tolgahan dhe Efehan shfaqen për herë të parë bashkë në një serial

Tolgahan Sayisman ka përfunduar një nga projektet më të rëndësishme në karrierën e tij, xhirimin e filmit “Sampiyon” (Kampioni). Në këtë serial aktori turk ka rol kryesor dhe në të shfaqet si një boksier, i cili për shkak të një incidenti heq dorë nga pasioni dhe pas shumë vitesh kthehet në ring për shkak të djalit të tij. Tolgahan nuk ka qenë i vetmi nga familja e tij që është bërë pjesë e filmit, sepse në të është përfshirë edhe i biri, Efehan. Ditën e sotme në Turqi është transmetuar seria e parë e “Sampiyon” dhe Almeda Abazi ka publikuar një pjesë nga momenti kur Tolgahan dhe Efehan shfaqen bashkë.

Almeda është emocionuar shumë kur ka parë këtë moment, ndaj nuk ka nguruar që ta ndajë me gjithë ndjekësit në rrjete sociale që nuk munden ta shohin serialin. Kjo është hera e parë që Tolgahan ka mundësinë të shfaqet me të birin në një skenë filmi, prandaj ky duhet të mbetet gjithë jetën si një nga kujtimet më të bukura familjare. Pavarësisht se Efehan është ende shumë i vogël rrugën drejt kinematografisë e ka të sigurt, për aq kohë sa të ketë mbështetjen e dy prindërve të tij. /revistawho.com