• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Almeda dhe Tolgahan udhëtojnë drejt Kosovës, zbulohet arsyeja e vizitës së çiftit

Ditën e sotme Almeda Abazi, Tolgahan Sayisman së bashku me djalin e tyre, Efehan, mbërritën në Kosovë. Pak ditë më parë në media ishte paralajmëruar vizita e çiftit të njohur, por askush nuk e dinte arsyen se pse ata do të udhëtonin drejt Kosovës. Pasi kanë zbritur nga avioni, Almeda dhe Tolgahan kanë mbajtur një konferencë për shtyp nga zyra e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Kujtim Gashi. Tolgahan ka diskutuar me ministrin për disa projekte filmike që mund të realizohen në të ardhmen mes Kosovës dhe Turqisë.

Gjatë konferencës aktori turk ka thënë se ka mundësi që të aktrojë dhe vetë në ndonjë film shqiptaro-turk. Megjithatë për momentin nuk ka asgjë konkrete, por çifti i njohur dhe ministri janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të bashkojnë dy kinematografitë. Almeda dhe Tolgahan do të qëndrojnë në Kosovë për vetëm 2 ditë, pasi Sayisman i duhet të rikthethet sërish në Turqi për shkak të serialit “Sampiyon” që ka nisur transmetimin. /revistawho.com