• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Almeda Abazi ndan sekretet e shtatzënisë, bukuroshja tregon për kilet e tepërta

Ish-missi me origjinë shqiptare Almeda Abazi zbuloi disa muaj më parë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël. Ajo e konfirmoi lajmin për ‘RevistaWho.Com’ dhe më vonë tregoi se është në pritje të një djali.

Më e lumtur se kurrë për gjithçka po përjeton, Almeda gjen shpesh kohë për të ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ju jep atyre mundësinë të bëjnë pyetje për të shuar kuriozitetin. Sigurisht një pjesë e mirë e pyetjeve lidheshin me shtatzëninë dhe ditën e sotme bukuroshja ka zbuluar se sa kile ka shtuar. Almeda ka treguar se është në dy muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe deri më tani ka shtuar 10 kilogramë. Por sipas saj kilet do të shtohen në muajin e tetë dhe të nëntë, pasi ajo nuk ndalon së ngrëni. Almeda shprehet se nuk e vret mendjen fare dhe nuk ka treguar kujdes gjatë shtatzënisë, pasi dëshiron të shijojë çdo gjë.

Më herët modelja ka treguar se gjatë kësaj periudhe nepsi i shtatzënisë e ka bërë që të konsumojë më shumë ëmbëlsira./revistawho.com

CLOSE
CLOSE