• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Alketa Vejsiu zbulon surprizën e madhe për publikun: Ngjitem për herë të parë në atë skenë

Alketa Vejsiu ka dhënë një lajm të bukur për të gjithë adhuruesit dhe ndjekësit e rregullt të saj dhe mesa duket surpriza do jetë e prekshme në fund të këtij viti. Edicionin e 58-të të Festivalit të RTSH-ës do e drejtojë moderatorja e njohur e cila, e sheh këtë detyrë të re si një sfidë dhe ëndërr të bërë realitet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vejsiu me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku fillimisht falënderon ‘Klan Tv’ që edhe këtë shtator do i japë mundësinë të drejtojë ‘Dance With me’ dhe më tej zbulon surprizën.

“Do kemi një sezon fantastik këtë vit në @rtvklan. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për projektet dhe produksionet që më përfshijnë, por për të gjithë programacionin e @rtvklan. Në 15 shtator me ‘Dance With Me’! Kam pasur mbështetjen e këtij televizioni që 14 vjeç që kur dola për herë të parë në ekran dhe vazhdoj ta kem! Këtë vit do jem në Drejtimin Artistik, Skenarin dhe Drejtimin e Festivalit të Dhjetorit në krahë të Vera Grabocka në RTSH! Ky Festival respekton traditën e muzikës shqiptare dhe hyn në Edicionin e 58-të; unë ngjitem për herë të parë në skenën e tij… Më shumë se sa sfidë është dëshira e madhe për t’i shërbyer këtij Festivali si një shqiptare e devotshme me ndjeshmëri të lartë për artin, kulturën, muzikën, traditën, shpirtin e këtij kombi, gjërat e bukura dhe të mira që mund të bëhen në këtë vend. Ky moment artistik kapërcen konkurrencën mes grupeve të punës që kanë bërë Festivale në Shqipëri(respektoj me të vërtetë historinë e secilit prej tyre) dhe do ulem të duartrokas gjithmonë në sallë për muzikën e bukur, do ta këndoj dhe kërcej pavarësisht i kujt është Festivali! Sepse misioni muzikës është t’i bashkoje njerëzit dhe jo ti ndajë. Përpiqem të jem modeste për gjithçka më pret në këtë aventure të rëndësishme, por s’mund ta mohoj që kam vërtetë dëshirë që të sjellim një frymë të re. Për mua do jetë një takim i rëndësishëm me ju 3 netë në Pallatin e Kongreseve që e kam pritur gjatë. Jeta mesa duket na jep gjithmonë një shans për të realizuar ëndrrat tona dhe unë këtë punë se kam parë kurrë si objektiv për të qenë e famshme, por si një pasion të konsumuar aq bukur për të cilin ja vlen çdo sekondë që kam punuar. Unë në televizion nuk punoj, jetoj! Jetoj çdo moment si një privilegj të jashtëzakonshëm për të komunikuar me ju. Shpresoj që mos t’ju zhgënjejmë! Data e fundit e pranimit të këngëve është 15 Shtator 2019! Publikut dhe vendit tim do t’i jem thellësisht mirënjohëse për gjithçka më ka dhuruar! Faleminderit”, e mbyll Alketa shkrimin dedikuar publikut që e ndjek.

View this post on Instagram

Do kemi nje sezon fantastik kete vit ne @rtvklan Ketu nuk behet fjale vetem per projektet dhe produksionet qe me perfshijne, por per te gjithe programacionin e @rtvklan Ne 15 shtator me Dance With Me! Kam pasur mbeshtetjen e ketij Televizioni qe 14 vjec qe kur dola per here te pare ne ekran, dhe vazhdoj ta kem! Kete vit do jem ne Drejtimin Artistik, Skenarin dhe Drejtimin e Festivalit te Dhjetorit Ne krahe te @veragrabocka veragrabocka ne RTSH! Ky Festival respekton traditen e muzikes shqiptare dhe hyn ne Edicionin e 58; une ngjitem per here te pare ne skenen e tij… Me shume se sa sfide eshte deshira e madhe per ti sherbyer ketij Festivali si nje shqiptare e devotshme me ndjeshmeri te larte per artin, kulturen, muziken, traditen, shpirtin e ketij kombi, gjerat e bukura dhe te mira qe mund te behen ne kete vend. Ky moment artistik kapercen konkurrencen mes grupeve te punes qe kane bere Festivale ne Shqiperi( respektoj me te vertete historine e secilit prej tyre) dhe do ulem te duartrokas gjithmone ne salle per muziken e bukur, do ta kendoj dhe kercej pavarsisht i kujt eshte Festivali! Sepse misioni muzikes eshte ti bashkoje njerezit dhe jo ti ndaje. 🎶 Perpiqem te jem modeste per gjithcka me pret ne kete aventure te rendesishme por smund ta mohoj qe kam vertete deshire qe te sjellim nje fryme te re. Per mua do jete nje takim i rendesishem me ju 3 nete ne Pallatin e Kongreseve qe e kam pritur gjate. Jeta mesa duket na jep gjithmone nje shans per te realizuar endrrat tona, dhe une kete pune se kam pare kurre si objektiv per te qene e famshme, por si nje pasion te konsumuar aq bukur per te cilin ja vlen cdo sekonde qe kam punuar. Une ne Televizion nuk punoj, jetoj! Jetoj cdo moment si nje privilegj te jashtezakonshem per te komunikuar me ju. Shpresoj qe mos t’ju zhgenjejme! Data e fundit e pranimit te kengeve eshte 15 Shtator 2019!Publikut dhe vendit tim do ti jem thellesisht mirnjohese per gjithcka me ka dhuruar! I don’t take it for granted❤️ FALEMINDERIT❤️

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Siç edhe kuptohet surpriza e parë e këtij viti për festivalin e fundvitit është pjesëmarrja e moderatores. Na duhet të presim edhe disa muaj për të parë nëse do ketë të papritura të tjera. / revistawho.com