• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Alketa Vejsiu niset drejt Sanremos: Më uroni fat, shpresoj t’ju nderoj

Pak ditë na ndajnë nga finalet e festivalit prestigjioz të Sanremos. Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, është nisur ditën e sotme për atje, pasi ajo do të prezantojë në natën e tretë të festivalit. Ajo ka publikuar një foto nga aeroporti dhe ka një mesazh për të gjithë shqiptarët. “Më uroni fat Shqipëria! Ju dua shumë të gjithëve. Shpresoj t’ju nderoj”, shkruan ajo. Kjo është një ëndërr e bërë realitet për moderatoren shqiptare, e cila e ka shprehur gjithmonë hapur dashurinë e saj për Italinë. Kujtojmë se ajo do të prezantojë krah Georgina Rodriguez, partneres së Cristiano Ronaldos.