• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Alketa Vejsiu ndan videon e veçantë të fëmijëve: Nënë e lumtur…

Alketa Vejsiu është shumë aktive në rrjete sociale, por aty pasqyron vetëm aktivitetet që kanë të bëjnë me punën e saj. Ndërsa kur bëhet fjalë për jetën private ajo tregohet gjithmonë shumë e rezervuar. Rrallë ndodh që moderatorja e njohur të publikojë momente me fëmijët e saj, sepse ka treguar se nuk dëshiron t’i ekspozojë në platformat ‘online’. Megjithatë sot ajo e ka “thyer rregullin” dhe ka publikuar një video të veçantë të fëmijëve. Alketa ka postuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet se ajo është duke ndjekur një shfaqje, ku marrin pjesë edhe fëmijët e saj. Nicol dhe Lionel nuk mund të dallohen në video, por është e rëndësishme që mami Alketa ja ka treguar gjithë botës se sa krenare ndjehet për ta. “Dhurata ime e mrekullueshme nga Zoti! Nënë e lumtur. Mami i Nikit dhe Nelos”, ka shkruar Alketa bashkangjitur videos.

Pavarësisht se moderatorja është shumë e angazhuar me punët e saj në televizion dhe biznes, gjithmonë gjen kohë t’ja dedikojë dy fëmijëve. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE