• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Alfio i kujdesshëm në çdo sekondë, Fatma e përkufizon kështu vëmendjen e tij

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë duke shijuar pushimet e verës në destinacione të ndryshme pranë njëri-tjetrit. Këtë e ka treguar vetë çifti me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ku kanë zbuluar se janë duke kaluar periudhën më të bukur pranë njëri-tjetrit në këto ditë të nxehta vere.

Së fundmi ka qenë moderatorja e dashur për publikun, Fatma e cila ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku duket se partneri i saj është duke i bërë një gërshet flokësh teksa janë në plazh. “Stilisti personal i flokëve”, ka shkruar ajo në videon e publikuar ku shfaqet pranë Alfios. Me siguri ky është një nga shumë momentet ku Alfio tregon kujdesin maksimal për të dashurën e tij.

Edhe më parë dyshja ka treguar në llogaritë në ‘Instagram’ se gëzojnë një raport shumë miqësor përtej marrëdhënies së dashurisë së tyre./revistawho.com

CLOSE
CLOSE