• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Alex Rodriguez dhe JLo vazhdojnë t’i surprizojnë të gjithë, dyshja publikon foto në turin e Ariana Grande

Ariana Grande është duke mbajtur turin e saj më të fundit, ndërkohë që mbrëmjen e së premtes ka performuar në koncertin e mbajtur në Miami. Përveç fansave të zjarrtë të këngëtares 25-vjeçare, prezent në tur kanë qenë dhe dyshja më e përfolur e ‘Hollywood’, Jennifer Lopez dhe partneri i saj Alex Rodriguez.

Ka qenë Rodriguez ai i cili ka zbuluar me anë të një ‘Instastory’ në ‘Instagram’ se ndodhej në koncert së bashku me fëmijët respetivë të dyshes. “Zjarr”,- shkroi Alex bashkangjitur fotos së publikuar në llogarinë e tij.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë çifti ndodhej së bashku me ish-partnerin e JLo, Marc Anthony, për të ndjekur një nga koncertet e vajzës së tyre./revistawho.com