• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Albërije Hadërgjonaj më e vërtetë se kurrë: Ata njerëz që rrinë dhe komentojnë se kam një politikan…

Albërije Hadërgjonaj ka qenë ditën e sotme e ftuar në programin ‘E diell’ në ekranin e ‘Top Channel’. Këngëtarja ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e saj, karriera dhe puna që i është dashur të bëjë për të arritur aty ku është sot.

Ajo është shprehur sinqerisht se çfarë mendon kur dëgjon thashetheme nga më të ndryshmet duke thënë: “Ata njerëz që rrinë dhe komentojnë se kam një politikan, një biznesmen, jam imorale, pse i kam bërë operacionet apo si flas ashtu në televizion, duhet të kuptojnë që secili në jetë duhet të bëjë atë që ndjehet mirë dhe të jetë i lumtur me atë që bën”.

Hadërgjonaj shtoi gjithashtu se të gjitha komentet negative që dëgjon e motivojnë të punojë më shumë për atë që do, por dhe se ky negativitet nuk i bën mirë askujt.

Albërije pohoi se çdo gjë deri tani e ka arritur falë punës së saj duke u shprehur: “Unë në jetën time nuk kam ecur falë krahëve të askujt, përveçse zërit tim që ma ka dhuruar zoti si diamant dhe që e kam vënë në punë duke mbajtur shumë njerëz. Nuk pushoj kurrë së punuari, jam tërë kohës në udhëtim”.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Hadërgjonaj solli për të gjithë ndjekësit e saj, këngën më të fundit me titull ‘Pa të nuk mundem’. Deri më tani kënga numëron disa mijëra klikime në ‘Youtube’ dhe ka pasur komente tepër pozitive nga të gjithë./revistawho.com