• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Jetë, Lajme

Albano Bogdo i surprizon të gjithë, prezanton vajzën që i ka marrë zemrën: Dashuria e jetës sime

Aktori i njohur i humorit, Albana Bogdo, të cilin jemi mësuar ta shohim për vite me radhë si pjesë të kastit të aktorëve të programit ‘Apartamenti 2XL’ ose ‘Duplex’, ka zbuluar pak minuta më parë me anë të një fotoje të publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’ statusin e tij privat. Ai ka ndarë me të gjithë një foto shumë të ëmbël krah partneres së tij aktuale, e cila siç dallohet dhe nga foto është një vajzë bionde.

“Dashuria e jetës sime”,- ka shkruar Bogdo bashkangjitur me foton, e  cila i ka surprizuar jo pak të gjithë për shkak se deri më tani aktori ka preferuar mos të flasë në asnjë moment për këtë pjesë.

Menjëherë pas këtij momenti në ‘Instagram-in’ e Albanos kanë mbërritur urime të ndryshme nga të gjithë ndjekësit dhe miqtë e aktorit, të cilët e uronin për këtë marrëdhënie të re në jetën e tij./revistawho.com