Sot pritet të publikohet kënga më e re e Miriam Canit, “Meteor”.
Kjo këngë do të shënojë edhe rikthimin në skenë të Canit pas një kohë të gjatë mungese, për shkak të lindjes së vogëlushes së saj Ameli.
Por në prag të publikimit të kësaj kënge vjen një dedikim mjaft i ndjerë nga bashkëshorti i saj kantautori Alban Skënderaj. Ai ka kujtuar këngën “Engjëll” , e cila ka ardhur si një dedikim për Canin, ndërkohë që ka shkruar: “Nuk thoja kot qe je nje Engjell,|-përfundon kantautori.