• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Albana Osmani heq dorë nga flokët e errët, ndryshon ‘look’ tërësisht

Albana Osmani kishte disa vite që i qëndronte besnike ‘look-ut’ të saj me flokët e errët, por tashmë duhet të mësoheni me një pamje të re. Moderatorja ka ndryshuar tërësisht ‘look’, duke e përshtatur me ngjyrat e stinës së vjeshtës. Albana i ka lyer flokët ngjyrë kafe me një nuancë të kuqerremtë dhe zgjedhja e saj nuk mund të ishte më e mirë se kaq.

Këtë ndryshim e kanë vënë në dukje edhe ndjekësit e moderatores, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen e re. Nuk e dimë nëse ky ‘look’ do të jetë i përkohshëm, apo Osmani do e mbajë gjatë si ngjyrën e zezë, por e rëndësishme është që ajo duket shumë bukur në çfarëdolloj forme.

View this post on Instagram

🌸

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on

Gjatë karrierës së saj Albana ka ndryshuar shpeshherë ‘look’ duke u përshtatur gjithmonë me tendencat më të fundit për flokët. Kujtojmë se moderatorja këto kohë është shkëputur nga televizioni, sepse po ju përkushtohet projekteve të reja të saj. /revistawho.com