• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Albana Osmani bën një bilanc të vitit: Dua t’i them ik e mos u kthe më!

Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë gjurmë tek çdokush, por me kalimin e ditëve të gjithë po përpiqen ta lënë pas atë moment të errët dhe të vazhdojnë jetën si normalisht. Tashmë kemi hyrë edhe në sezonin e festave dhe ndryshe nga çdo herë tjetër mesazhet këtë vit janë vetëm për jetën, duke përjashtuar gjithçka materiale. Pak nga pak të gjithë kanë filluar të bëjnë bilancin e këtij viti dhe Albana Osmani ka treguar se si ka qenë kjo 2019-të në sytë e saj. Moderatorja ka dhënë një mesazh për të gjithë, me shpresën se pas kësaj ngjarje do vazhdojmë të ruajmë humanizmin brenda vetes. “Ka hyrë Dhjetori po kalon dhe java e parë .. Ne të gjithë filluam të qetësohemi nga pak dhe të flemë gjumë natës pas ditëve ku dukej se s’kishte datë, ditë, natë as vit, ku dukej sikur forca e të gjithëve ne bashkë ishte e pa forcë. Sa nevojë ka njeriu të ketë shpresë! Thonë se në ferr kjo është vuajtja më e madhe “s’ka shpresë”. S’ka shpresë për të dalë më  Ska shpresë për të pasur një shans të dytë. Ska shpresë, një përjetësi të pashpresë. Por ne jemi në tokë. Rrojmë këtu. Nesër lind një ditë e re. Në 26 ditë lind një vit i ri. Plot shpresë, plot jetë, plot qëllime, plot ëndrra, plot e përplot me shpresë!!! Këto ditë qoftë dhe në  trafik njerëzit prisnin, hapnin rrugën edhe pse vetë kishin prioritet. Këto ditë edhe komshinjtë që takuam poshtë pallatit me rrobat e gjumit gjatë lëkundjeve të forta të tokës, filluan të pyesin më tej njëri-tjetrin si je.. Prej këtyre ditëve, kosovarët nuk përkufizohen më si ata që na pushtuan Durrësin, por si shqiptarët nga Kosova e jo vetëm që erdhën të shpëtojnë Durrësin e gjithçka mundën, me gjithçka patën. Ka hyrë Dhjetori dhe duket sikur po zgjohemi nga një ëndërr e keqe, me e keqja qëkur u bëmë të mbajmë mend … e ndërsa lavatriçja tundet pak më shumë, frymëmarrja për pak na merret a thua se ç’po tundet. Por aq … ,  kujtohemi që një lavatriçe si për fat shpëtoi një jetë njeriu këto ditë. Këto ditë e shumë ditë të tjera ata që humbën të tyrët nuk do ti harrojnë. Në fakt nuk do t’i harrojnë kurrë. Lutem për forcë për ta sonte në këtë natë. Me ta dhimbjen ndajmë të gjithë. E bëmë çfarë mundëm e çfarë patëm mundësi . Ky Dhjetor po ikën. Ky vit po mbaron. Dua t’i them ik e mos u kthe më! Dua t’i them shumë gjëra … për janarin, marsin, për shtatorin, për nëntorin për shumë gjëra që shkuan jo mirë, mbase keq si për dreq. Por do e shoh në sy. Do i ulem përballë. Do i them përtej të gjithë këtyre që shkruajta sa munda shkurt, gjëra prej të cilave ende nuk jemi krejtësisht të kthjellët .. do ta shoh në sy e do ti numëroj të gjitha herët kur buzëqesha, kur gëzova, kur fluturova, kur harrova se u rrëzova e u ngrita, kur heshturazi fola, ngrita zërin e bërtita, gëzova, nënvizova gjërat e mira të lumtura!”, ka shkruar Albana në një postim në ‘Instagram’. /revistawho.com

View this post on Instagram

Ka hyre Dhjetori po kalon dhe java e pare .. Ne te gjithe filluam te qetesohemi nga pak dhe te fleme gjume nates pas diteve ku dukej se skish date, dite, nate as vit ku dukej sikur forca e te gjitheve ne bashke ishte e pa force. Sa nevoje ka njeriu te kete shprese ! Thone se ne ferr kjo eshte vuajtja me e madhe “ska shprese” . Ska shprese per te dale me . Ska shprese per te patur nje shans te dyte . Ska shprese, nje perjetesi te pashprese. Por ne jemi ne toke . Rrojme ketu . Neser lind nje dite e re. Ne 26 dite lind nje vit i ri. Plot shprese plot jete plot qellime plot endrra plot e perplot me shprese !!! Keto dite qofte dhe ne trafik njerezit prisnin, hapnin rrugen edhe pse vete kishin perioritet. Keto dite edhe komshinjte qe takuam poshte pallatit me rrobat e gjumit gjate lekundjeve te forta te tokes,filluan te pyesin me tej njeri tjetrin si je.. Prej ketyre diteve , Kosovaret nuk perkufizohen me si ata qe na pushtuan Durrësin, por si shqiptaret nga Kosova e jo vetem qe erdhen te shpetojne Durresin e gjithcka mundem me gjithcka paten. Ka hyre Dhjetori dhe duket sikur po zgjohemi nga nje enderr e keqe , me e keqja qekur u beme te mbajme mend … e ndersa lavatricja tundet pak me shume, frymerrja per pak na meret a thua se ç’po tundet. Por aq .. , kujtohemi qe nje lavatriçe si per fat shpetoi nje jete njeriu keto dite . Keto dite e shume dite te tjera ata qe humben te tyret nuk do ti harrojne . Ne fakt nuk do ti harrojne kurre . Lutem per force per ta sonte ne kte nate . Me ta dhimbjen ndame te gjithe . E beme cfare mundem e cfare patem mundesi . Ky Dhjetor po iken . Ky vit po mbaron. Dua ti them ik e mos u kthe me ! Dua ti them shume gjera … per janarin,marsin, per shtatorin per nentorin per shume gjera qe shkuan jo mire mbase keq si per dreq. Por do e shoh ne sy . Do I ulem perballe . Do i them pertej te gjithe ketyre qe shkruajta sa munda shkurt , gjera prej te cilave ende nuk jemi krejtesisht te kthjellet .. do ta shoh ne sy e do ti numeroj te gjitha heret kur buzeqesha kur gezova kur fluturova kur harrova se u rrezova e u ngrita, kur heshturazi fola ngrita zerin e bertita, gezova nenvizova gjerat e mira te lumtura !

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on