• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Alban Ramosaj i zbulon të gjitha, tregon pse zgjodhi Aurelën për videoklip dhe kujt ja dedikon këngën e re

Vetëm pak ditë më parë Alban Ramosaj publikoi këngën e tij më të re “T’kom dasht”, pas një mungese disa mujore në tregun muzikor. Kënga u prit mjaft mirë, për shkak të muzikës ritmike që i bën të gjithë menjëherë për vete. Përveç këngës së bukur të gjithë u mahnitën nga pjesëmarrja speciale e Aurela Hoxhës në videoklipin e këngës. Aurela kishte disa kohë pa marrë pjesë në një projekt në Shqipëri, ndaj zgjedhja e saj ishte shumë e veçantë. Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up”, Alban Ramosaj tregoi se përfshirja e Aurelës në klip ishte një përzgjedhje fare e rastësishme.

Ai tha se ajo i kishte dhënë disa ide për videoklipin që do xhironte dhe më pas kishte vendosur që mikeshën e ngushtë ta përfshinte në projektin e tij. Albani tregoi se videoja është xhiruar në Barcelonë dhe se Aurela e ka ndihmuar shumë me gjetjen e stafit për realizimin e videos. Duke qenë se të gjithë kanë dyshuar se “T’kom dasht” është një dedikim , Albani e pranoi këtë gjë në një farë mënyre, por pa përmendur emra. Ai tha se përderisa publiku mund t’ja kushtojë kujtdo këtë këngë, atëherë ajo është një dedikim. Ndër të tjera këngëtari pranoi se synon tregun ndërkombëtar të muzikës dhe se ka punuar disa këngë në anglisht, por nuk do i publikojë pa pasur një plan të mirëfilltë. Kujtojmë se “T’kom dasht” vjen pas triologjisë “Hiraeth”, e cila u pëlqye shumë nga fansat e Alban Ramosajt. /revistawho.com