• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Aktorja e njohur zbulon pse e mbajti të fshehtë për shumë kohë lidhjen me kolegun e saj

Kristen Stewart dhe Robert Patinson kanë qenë në një lidhje për më shumë se 3 vite, megjithatë në atë periudhë ata nuk e pranuan asnjëherë publikisht raportin e tyre. Ndërsa së fundmi aktorja e njohur ka pohuar se nuk kanë dashur ta bëjnë të ditur lidhjen për shkak se ishte diçka që i përkiste vetëm atyre.
“Njerëzit donin që unë dhe Rob të ishim së bashku aq shumë sa marrëdhënia jonë u kthye në një produkt. Nuk ishte më e vërtetë dhe kjo ishte e rëndë për mua. Nuk është se dua ta fsheh kush jam ose të fsheh diçka që bëj në jetën time. Thjesht nuk dua të bëhem pjesë e një historie për të argëtuar të tjerët”, u shpreh gjatë një interviste Stewart lidhur me raportin me Patinson.
Dyshja ka qenë një ndër çiftet e preferuar të ‘showbiz-i të huaj, megjithatë pas ndarjes ata vazhduan jetën e tyre respektive duke zgjedhur partnerë të tjetë./revistawho.com