• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aktorja e njohur tregon si është të punosh me Angelina Jolie, zbulon dhe një detaj që i lidh bashkë

Angelina Jolie dhe Elle Faning janë dy artiste të moshave të ndryshme, por që ndajnë cilësi të ngjashme. Përshembull të dyja vijnë nga familje aktorësh, të dyja kanë qenë protagoniste të shumë firmave të njohura si Marc Jacobs, Louis Vuitton dhe Guerlain dhe gjithashtu kanë qenë të nominuara për çmime të mëdha si ‘Golden Globes’, ‘Academy Awards’ dhe ‘Screen Actors Guild’. Në intervistën e fundit që kanë zhvilluar së bashku, Elle ka zbuluar dhe diçka të re për to. Ajo tregoi për herë të parë se, mësuesja e saj e baletit ka qenë dadoja e Angelina-s. “Kjo është tepër e çuditshme”, thotë Angelina. “Kam dashur të ta them më herët, e po e tregoj për herë të parë në televizion”, shprehet Elle. Aktorja 21-vjeçare zbuloi se si ishte të njihje Jolie-n jashtë kornizave të ekranit. “Je shumë gazmore dhe lozonjare. Nuk je aq serioze sa të gjithë mendojnë për ty. Në set kalojmë kohën më të bukur bashkë”, tregon Faning ndërkohë që 44-vjeçarja thotë se të njohësh Elle është si të sulmohesh nga një tufë me lepuj. Duket se dy koleget shkojnë shumë mirë bashkë dhe pritet që filmi i dytë i “Maleficent” të jetë një sukses i vërtetë.