• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aktorja e njohur rrëfen situatën e sikletshme: Kalova 5 ditë në spital nga të qeshurat

Charlize Theron së fundmi ishte e ftuar speciale në emisionin “Late Night with Seth Meyers”, ku ka treguar detaje të shumta nga jeta e saj dhe një histori shumë qesharake. Aktorja e njohur ka rrëfyer se në vitin 2006 ishte shtruar në spital për 5 ditë për shkak të të qeshurave nga filmi “Borat”. “Shkova për të parë ‘Borat’. Në atë kohë kisha një dëmtim në qafë, për shkak të hernies diskale. Gjatë kohës që po shihja filmin qesha aq shumë sa e lëndova qafën. Një ambulancë më mori për në spital dhe qëndrova atje për 5 ditë”, ka treguar Charlize. Pavarësisht se kanë kaluar gati 15 vite nga koha kur “Borat” u publikua, aktorja ka zbuluar se ende nuk e ka përfunduar filmin dhe nuk e mban mend se ku e ka lënë përgjysmë. “Borat” njihet si një ndër komeditë më të bukura dhe kushdo që e ka parë e di fare mirë se sa e vështirë është të qëndrosh pa qeshur me të madhe. /revistawho.com