• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aktorja e njohur i shpon veshët vajzës 8-muajshe, akuzohet nga ndjekësit për keqtrajtim të fëmijës

Hilary Duff është nënë e një vajze 8-muajshe dhe së fundmi është përballur me kritika të forta për mënyrën e përkujdesjes ndaj vogëlushes. Aktorja e famshme ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të vajzës, në të cilën dallohej qartë në vëth në veshin e saj të djathtë. Menjëherë pas këtij postimi ndjekësit e aktores kanë nxituar për ta kritikuar, duke e cilësuar këtë si një keqtrajtim ndaj vogëlushes. Sipas tyre nuk ishte e nevojshme që Hilary t’i shkaktonte vajzës një dhimbje aq të madhe për t’i vendosur një vëth.

“Ky është një keqtrajtim në sytë e mi, risqet janë të pabesueshme dhe ajo dhimbje në vesh e vajzës, pavarësisht se ajo mund të duket e lumtur në foto, është e pajustifikueshme për mua”, ka shkruar dikush. Më pas të tjerë kanë vazhduar duke thënë se Hilary nuk e meriton të ndiqet në rrjete sociale dhe se nuk e kuptojnë si arriti të merrte atë vendim. Pavarësisht se aktorja nuk ka folur në lidhje me këtë çështje, disa fansa të saj e kanë mbrojtur duke e komentuar pozitivisht foton e vajzës. Kujtojmë se Banks është vajza e parë e Hilary Duff dhe të fejuarit të saj, këngëtarit Matthew Koma. /revistawho.com