• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aktorja e famshme mban anën e Jordyn Woods, shkëput kontaktet me familjen Kardashian

Skandali midis Jordyn Woods dhe motrave Kardashian-Jenner ndodhi vetëm një muaj më parë, por ende vazhdon të ketë reagime nga një pjesë e VIP-ave. Të gjithë e mbajnë mend intervistën e bujshme të Jordyn në ‘Red Table Talk’, emisionin e aktores së famshme Jada Pinkett Smith. Mesa duket, Jada ka vendosur të mbrojë Jordyn në gjithë këtë histori, duke hequr nga ‘Instagram-i’ disa prej motrave. Ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzat, madje ishte ajo që e prezantoi Jordyn me Kylien, por sipas ‘Cosmopolitan’, asaj nuk i ka pëlqyer aspak mënyra se si Jordyn është trajtuar, pavarësisht deklaratave të saj. Ndoshta mund të ketë hatërmbetje vetëm nga ana e aktores, pasi Kim, Kris dhe Khloe vazhdojnë ta ndjekin atë në ‘Instagram’, ose ndoshta ato thjesht nuk e kanë vënë re ende veprimin e saj. Gjithsesi, kjo situatë sa po vjen dhe po ngatërrohet më shumë. Kujtojmë se Jordyn dhe bashkëshorti i Jada-s, Will Smith, njihen prej shumë vitesh, për shkak të babait të saj. Marrëdhënia e tyre është shumë e ngushtë, madje ajo e quan atë ‘xhaxha’./revistawho.com

CLOSE
CLOSE