Pranvera Veizi, një ndër ikonat e komedisë shqiptare, batutat e së cilës përdoren edhe sot nga rinia shqiptare, prej vitesh është larguar nga Shqipëria. Aktorja jeton me familjen në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shkëputur totalisht nga jeta kulturore në vendlindje.
Pranvera Veizi (Lumani) ka intepretuar disa role në kinematografinë dhe teatrin shqiptar duke nisur karrierën e saj që në vitin 1985.
Një ndër personazhet ku Veizi kujtohet edhe sot e kësaj dite është pikërisht ai I lujtur në komedinë “Pushime në Romë’. Kjo komedi është xhiruar në vitin 1995 ku aktorja luan përkrah aktorit Sejfulla Myftari.