• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Aktori i njohur shqiptar mbjell flokët, miqtë e urojnë për ndryshimin në ‘look’

Ndonëse nuk është pjesë aktive e skenës shqiptare, Elvis Pupa vazhdon të mbetet një ndër aktorët e preferuar të publikut. Me vitet e kemi parë të rritet në skenë dhe gjatë kësaj kohe ndryshimet në pamjen e tij nuk kanë qenë të shumta. Ndërkohë së fundmi artisti i njohur ka vendosur ta “rinovojë” “look-un” e tij, duke mbjellë flokë të rinj. Elvisi ka treguar nëpërmjet ‘Instagram-it’ se 4 muaj më parë ka kryer një transplant për flokët dhe sot duket se ja ka vlejtur. Flokët e tij janë më të dendur dhe sigurisht që i japin një pamje tjetër. Aktori i njohur ka publikuar foton dhe përkrah saj ka shkruar: “Ju përshëndes me flokët e rinj. Kaq leshra s’kam pasur kurrë në jetë. Edhe kur isha fëmijë më mbaronte balli 6 minuta pasi kaloje vetullat”. Më pas ai ka treguar me shaka se ky transplant i flokëve i ka kushtuar shumë, por ai duket shumë i kënaqur me rezultatin. Nga ana e ndjekësve të tij nuk kanë munguar urimet për këtë ndryshim, por të gjithëve u tërhoqi vëmendjen komenti i bashkëshortes së tij. “Bobo ishim rehat. Duhen dy pasqyra në shtëpi tani”, shkruan Belina, partnerja e tij me shaka.

Një ndërhyrje e tillë në pamje është kthyer në një zakon në mbarë botën, për të gjithë burrat që kanë nevojë për të bërë ndryshim. Kujtojmë se Elvis Pupa prej vitesh jeton larg Shqipërisë dhe pak kohë më parë realizoi një “one man show”, “M’fal për shprehjen”, që transmetohej në “Digitalb”. /revistawho.com