• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aktori i njohur shqiptar kthehet pas 8 vite dhe ndan me ndjekësit foton më të ëmbël me të bijën

Aktori shqiptar Arben Derhemi, i njohur për rolin e tij si Flori në “Njerëz dhe Fate”, ka publikuar së fundmi në ‘Instagram-in’ e tij një foto të ëmbël ku shfaqet me vajzën e tij në krah. Kjo nuk është hera e parë që ai ndan me ndjekësit e tij imazhin e vajzës, por e veçanta e këtij postimi ishte se fotoja në fakt është një kthim pas në kohë, ekzaktësisht 8 vite. Darlin duket se ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës, megjithatë ajo vazhdon të ketë të njëjtën buzëqeshje dhe sy të mëdhenj blu. Arbeni dhe vajza e tij duket se kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkë dhe këtë nuk heziton asnjëherë ta tregojë edhe në publik. Në të njëjtën kohë, Arbeni vazhdon karrierën e tij si aktor në role të ndryshme teatrale./revistawho.com