• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Aktori i njohur i humorit bën dedikimin më të veçantë, një këngë kushtuar djalit të tij

Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj u bë baba për herë të parë me një djalë disa muaj më parë. Në jetë erdhi vogëlushi i tij, të cilin e pagëzuan me emrin Divin. Që prej ardhjes në jetë të djalit, Visjani ka publikuar herë pas here foto me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’, ku ka treguar momente të ndryshme pranë tij.

Së fundmi Visjani ka zgjedhur t’i bëjë një dhuratë tepër të veçantë vogëlushit, duke i dedikuar një këngë të re, me titull ‘S’ka si ti’. Ka qenë vetë aktori i cili ka publikuar një pjesë të videos ku shihet dhe Divin, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Një dedikim për tim bir. Një tekst i bërë me dashuri te madhe, ku jam i sigurt çdo prind do të gjejë veten në të”.

Kujtojmë se disa ditë me parë Ukcenaj i dedikoi djalit të tij dhe një tatuazh në trup, ku shkruhej: “I kërkova zotit një mrekulli, ai më dha djalin tim”./revistawho.com