• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aktori i njohur i filmave aksion të ‘Hollywood’, stërvitet me këngën e reperit shqiptar

Mark Wahlberg është një nga aktorët më të pëlqyer të ‘Hollywood’, i cili më së shumti njihet për filmat e tij aksion. Si një personazh publik, Mark duhet të jetë gjithmonë në formë dhe mesa duket motivimin për t’u stërvitur e gjen tek kënga e reperit shqiptar, Gashit. Së fundmi, Gashi ka publikuar një video në ‘Instastory’, ku Mark shfaqet duke u stërvitur në palestër me këngën e tij, ‘My Year’. Reperi shqiptar është shprehur shumë i emocionuar që aktori i njohur stërvitet më këngën e tij. Kënga ‘My Year’ tërhoqi vëmendjen e shumë personazheve të famshëm, të cilët e kanë përgëzuar Gashin publikisht për suksesin e tij. Kujtojmë se pak kohë më parë, edhe Kim Kardashian publikoi një video ku në sfond dëgjohej kënga e reperit./revistawho.com