• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Aktori i humorit përlotet nga surpriza e bashkëshortes: I kam ‘tallur’ ata që qanin në ekran

Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj, ka publikuar së fundmi një projekt muzikor të titulluar ‘S’ka si ti’, i cili ka qenë një dedikim për djalin e tij, Divin.

Ditën e sotme, i ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin, Ukcenaj, ka ndarë disa nga detajet rreth klipit ku shfaqet së bashku me partneren dhe djalin 7-muajsh. Përveçse ndau me të gjithë arsyet pse vendosi ta realizojë këtë këngë, ai u përlot në studio nga surpriza që bëri bashkëshortja e tij.

‘Faleminderit për emocionet e bukura’,-tha Visjani dhe pohoi se më parë i kishte ‘tallur’ personat të cilët qanin në ekran.

Kjo këngë është pritur shumë mirë nga publiku, ndonëse nuk është projekti i parë që aktori ka realizuar./revistawho.com