• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Aktori i humorit për herë të parë në plazh me djalin, ndan me fansat pamjen e ëmbël

Disa muaj më parë, aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj, u bë baba për herë të parë. Ai publikon shpeshherë foto me vogëlushin, momentet që kalojnë sëbashku, apo dhe eksperiencat e reja për Divinin e vogël. Ditën e sotme, Visjani ka ndarë me fansat e tij ku shfaqet në plazh, së bashku me djalin e tij mbi një komardare. “Në plazh me djalin tim (për herë të parë)”, shkruan ai mbi foto, duke zbuluar kështu se sezoni i plazhit për të, është hapur në mënyrën më të bukur të mundshme. Fotoja ka marrë shumë komente pozitive nga kolegët, miqtë dhe ndjekësit e aktorit, të cilët nuk i rezistojnë dot ëmbēlsisë së Divinit. Kujtojmë se pak kohë pas ardhjes në jetë të vogëlushit, Visjani i dedikoi atij një këngë me titullin “S’ka si ti”, këngë kjo që e solli Visjanin për herë të parë si këngëtar./revistawho.com