Disa ditë më parë Alban Skënderaj dhe Noizy publikuan bashkëpunimin e tyre të ri, një këngë klipi i të cilës zgjat gati katër minuta. Pas këtij projekti qëndron dora e Ajola Xoxës e cila e ka ideuar dhe organizuar atë në çdo detaj.
Edhe pse shtatzënë Ajola ka qëndruar 12 orë në diell duke punuar, e duke treguar edhe njëherë se shtatzënia është një gjendje që e shijon edhe më shumë kur gjërat i bën me pasion. Asgjë nuk jepet falas, gjithçka arrihet me punë e sakrifica, është ky mesazhi që bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës ka dashur të përcjellë nëpërmjet këtij projekti.
“Kjo foto është marrë pas 12 orëve xhirim nën diell. Për videoklipin e këngës “Drejt suksesit”, nga Alban Skënderaj dhe Noizy, një këngë që e vlerësova shumë që prej fillimit, për shkak të mesazhit shumë të rëndësishëm që përcjell për rininë shqiptare, asgjë nuk jepet falas, gjithçka arrihet me punë e sacrifice,asgjë nuk arrihet vetëm, por duke patur besim tek ata me të cilët punojmë, e duke frymëzuar e ndihmuar njëri-tjetrin.
Ky është edhe koncepti që kam trajtuar në video. E kam admiruar gjithmonë mikun tim Alban Skënderaj për seriozitetin e madh me të cilin ai punon, duke dëshmuar sërish se suksesi i vazhduar në kohë nuk arrihet nga frymezime momentale dhe është pasojë jo vetëm e talentit, por mbi të gjitha e përkushtimit serioz dhe pjekurisë profesionale që arrihet vetëm dhe vetëm prej punës së madhe.
Albani nuk është rastësisht një artist i madh dhe aq i dashur nga publiku, ai është një profesionist që nuk vetëkënaqet asnjëherë prej suksesit të radhës dhe që të gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar në sajë të punës. Ashtu edhe Noizy, asgjë nuk i është falur, ai është një njeri i palodhur në punën e tij dhe me një korrektesë dhe mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj të gjithë atyre që punojnë me të”- ka shkruar Ajola bashkangjitur fotos së publikuar në “Instagram” shkëputur nga prapaskenat e klipit./revistawho.com