Bashkëshortja bukuroshe e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, ka vendosur të shpalosë talentin e saj në regji dhe më në fund do të kemi mundësi të shohim punën e saj, e cila do të jetë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Miriam Cani. Kjo e fundit ka lajmëruar se shumë shpejt do të publikojë këngën e saj më të re “Meteor”, për realizimin e së cilës është përkujdesur Ajola. ‘Po pres me padurim që të gjithë të shohin këtë. Projekt i ri me Miriam Canin. Me ne fund jetesova qiellin e nates plot me yje shumëngjyrësh qe kam patur gjithmonë ne ëndërr’ shkruan Ajola krah postimit të saj. Këngën dhe videoklipin e plotë do të mund ta shikoni vetëm në 20 nëntor.