• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ajola Xoxa krenare më shumë se kurrë për Erion Veliaj: Je më i miri zemër

Ajola Xoxa nuk ngurron në asnjë moment të tregojë mbështetjen që i jep partnerit të saj, Erion Veliaj në çdo punë apo projekt që ky i fundit merr përsipër. Ajo ka publikuar shpesh herë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ momentet më të ëmbla krah bashkëshortit dhe të birit, Kajan, duke i dedikuar atyre mesazhe shumë të bukura dashurie.

Ndërsa së fundmi Xoxa ka zgjedhur të tregojë se sa krenare ndihet për Erin. “Po e postoj këtë mesazh të Erit sepse vërtet, vërtet, jam shumë krenare për punën aq të bukur që ai ka bërë me Tiranën. E ka zemrën të mbushur me dashuri për këtë qytet, mbase më shumë se kushdo tjetër. Je më i miri zemër”,- ka shkruar ajo në postimin e fundit ku shihet Veliaj në videon ku shfaqet gjithë transformimi i bërë në Tiranë këto vite.

Padyshim ky veprimi bërë i nga Ajola, është pëlqyer dhe komentuar nga të gjithë ndjekësit e saj, të cilët si gjithmonë kanë përkrahur punën e kryetarit të bashkisë dhe kanë vënë në dukje vullnetin e tij serioz për ta bërë kryeqytetin të duket edhe më i bukur./revistawho.com