• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Jetë, Who Eros

Ai nuk po ju kënaq në shtrat?! Ja çfarë të bëni

Çdo mashkulli i ndodh që organi gjenital ndonjëherë “të mos e dëgjojë”. Edhe pse kjo gjë është normale, meshkujt janë posaçërisht të ndjeshëm dhe duhet të keni kujdes në këto tri gjëra:

Ngushëllimi 
Në radhë të parë, mashkulli në një situate të tillë do të ndihet i frustruar dhe i zhgënjyer, andaj gjithmonë është mirë t’i thuhet ndonjë fjalë ngushëlluese, transmeton Telegrafi. Thjesht, thoni që e kuptoni dhe e dini që kjo mund t’u ndodhë të gjithëve. Përpiquni ta bindni që kjo nuk është gjë e madhe dhe thoni që kjo ndodh për shkak të lodhjes fizike. Lejoni që t’ju kënaqë në ndonjë mënyrë tjetër fizike, e cila nuk është e thënë që patjetër të jetë seksuale, p.sh. t’ju bëjë një masazh. Është me rëndësi që vetëm të evitoni atë heshtje të pakëndshme, për shkak të së cilës ai ndihet keq, këshillojnë ekspertët.

Provoni sërish 

Pasi të keni folur rreth situatës së pakëndshme dhe të keni bërë një pushim të shkurtër, provoni sërish. Një pauzë e vogël qoftë për të biseduar, ul stresin dhe ankthin dhe i ndihmon mashkullit që të përqendrohet tek ajo që dëshiron. Duhet të keni parasysh që jetojmë në një botë me shumë stres, andaj edhe meshkujt nuk e kanë aq lehtë.

Hiqni dorë 
Edhe nëse kjo akoma nuk ndodh, duhet ta dini që duhet të hiqni dorë. Nëse sot nuk keni sukses, gjithsesi herën tjetër do të jetë më mirë. Bëni me dije që e prisni me qejf atë herën tjetër dhe filloni “aksionin”. Nëse nuk ndodh shumë shpesh, është fjala për lodhje dhe stres dhe nga kjo gjë nuk duhet bërë ndonjë problem i madh.