• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ai më befasoi përsëri”, Afrona ndan me të gjithë pak momente nga surpriza e Bleros këtë 14 shkurt

Dita e të dashuruarve duket se ka rezervuar surpriza nga më të bukurat për të gjithë vajzat e ‘showbiz-it’ shqiptar. E fundit që ka treguar se si është surprizuar nga partneri i saj, ishte Afrona Dika. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ajo ka treguar se si është kujdesur ta bëjë të lumtur Blero ditën e sotme.

“Unë i dua lulet dhe burri im e di këtë. Për mua Dita e Shën Valentinit është një ditë normale dhe nuk duhet të jetë dita e vetme kur dhurohet dashuri e lule. Nuk është një ditë që unë dua të festoj, por ai më befasoi përsëri me lule. Dashuria është si një lule, kërkon vëmendje dhe kujdes. Nëse nuk e ujit aq sa duhet, ajo ngadalë do të fillojë të vyshket”, ka shkruar Afrona krah fotos ku dallohen lulet, arushi dhe një mesazh dashurie.

Me siguri ajo duhet të jetë ndjerë shumë e lumtur nga kjo surprizë, ndonëse ka shtuar se këngëtari i dhuron herë pas here lule./revistawho.com