• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ai ishte kaq modest”, këngëtarja shqiptare takon nga afër Princ Harry-n

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka qenë mbrëmjen e kaluar e ftuar në një koncert të organizuar nga Princ Harry në Britaninë e Madhe. Koncerti ishte i organizuar nga duka i Sussex për bamirësi, ndërsa Ora ishte e ftuara e tij e nderit. Princi dhe Rita janë fotografuar teksa kanë shkëmbyer përqafime bashkë, ndërsa Vera Ora, mamaja e këngëtares 28-vjeçare ka qenë ajo e cila ka zbuluar përshtypjet e para nga ky takim.

Vera publikoi disa foto ku shihet se është duke folur me Harry-n dhe krah tyre ka shkruar: “Ai ishte aq modest në koncertin e tij sa që tha: Nuk do të harxhoj shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Ritën dhe jo mua, sidomos ju në fillim”.

Ajo shtoi se u ndje e nderuar së bashku me vajzën e saj nga ky takim i realizuar me Princ Harry-n. Kujtojmë se Rita Ora është një nga zërat më të pëlqyer në Britani, ndërsa këngët e saj janë renditur gjithmonë në krye të klasifikimeve të vendit britanik./revistawho.com