• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Agnesa Vuthaj udhëton drejt Los Angeles: Për një projekt shumë të dashur për mua

Një nga vajzat më të bukura shqiptare, Agnesa Vuthaj ka treguar me anë të postimit të fundit në ‘Instagram’ se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një projekt mjaft të rëndësishëm, të cilin ka vendosur ta lërë enigmë deri më tani.

“Në Los Angeles, për një projekt shumë të dashur për mua”, ka shkruar Vuthaj krah fotos ku shfaqet përpara kamerave e qeshur. Kurioziteti i ndjekësve me siguri është tepër i madh, megjithatë Agnesa nuk ka zbuluar detaje të tjera për momentin.

Kujtojmë se Vuthaj ndan herë pas here momente të ndryshme me fansat në ‘Instagram’ nga përditshmëria apo angazhimet e saj të ndryshme./revistawho.com